Lexoni me kujdes këto këshilla

Lexoni me kujdes këto këshilla

Çdo kush e di se shprehitë sikurse pirja e duhanit ose ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të shpejta mund të ketë ndikim negativ, por ka edhe shprehi të tjera të cilat mund t’ua dëmtojnë shëndetin.

1.Mbajtja e kuletës në xhep mbrapa

Çdo kush që mban kuletën mbrapa e di se është vendi më i besueshëm. Por, edhe pse është i besueshëm, nuk është i shëndetshëm. Nëse uleni në kuletën tuaj për rreth 15 minuta mund të bëjë që shpina juaj të zhvendoset dhe ligamentet tuaja kurrizore do të fillojnë të ndryshojnë. Kjo eventualisht do të shkaktojë asimetri që mund ta shkatërroj qëndrimin normal të shtyllës kurrizore. Nëse qëndroni ulur në kuletën tuaj për periudha të gjata mund të shkaktojë dhimbje kronike të shpinës, dhimbje të nervit shiatik dhe skoliozë funksionale.

2.Nëse merrni pajisjet elektronike me vete në shtrat

Studimet e fundit kanë treguar se nëse i merrni pajisjet elektronike para se të flini (në shtrat) nuk ju lë të flini dhe zvogëlon kualitetin e gjumit tuaj. Një sondazh i realizuar nga Fondacioni Kombëtar i gjumit dëshmon se rreth 89% e të rriturve dhe 75% e fëmijëve marrin pajisjet elektronike me veti në dhomë.

Jo vetëm se ndikojnë në kualitetin e gjumit, por pajisjet elektronike po ashtu ndikojnë të fitoni peshë dhe sjellë lodhje gjatë ditës. Po ashtu, ndikon në nivelet produktivitetit, aftësitë e të mësuarit dhe nivelet e stresit. Nëse e izoloni vetën rreth një orë para gjumit nga pajisjet elektronike, kjo ndikon që të përmirësohet dukshëm kualiteti i gjumit dhe ta ruani shëndetin tuaj, transmeton rtv21.tv

3.Pastrimi i duarve me ujë të ngrohtë

Studime të ndryshme dëshmojnë se uji i ngrohtë dhe i ftohtë janë njejtë efektiv në mbytjen e mikrobeve dhe në largimin e bakterieve nga duart tuaja. Sipas studimeve, nëse është 38 gradë apo 16 gradë, temperatura e ujit nuk luan rol vital në zhdukjen e bakterieve. Për më shumë, është dëshmuar se uji i ftohtë është më i shëndetshëm për duart, sesa uji i ngrohtë.

Edhe pse thuhet se uji i ngrohtë i mbyt bakteriet, ky perceptim është i gabuar. Uji i ngrohtë nuk i mbyt bakteriet, uji i valë i mbyt ato, kjo është arsyeja pse pajisjet mjekësore zihen në mënyrë që të sterilizohen. Duke pasur parasysh që larja e duarve me ujë të valë nuk është një mundësi, përdorimi i ujit të ftohtë është alternativa më e mirë. Pse? Sepse larja e duarve me ujë të ngrohtë do t’ua bëjë lëkurën më të butë dhe kështu duart tuaja do të jenë më të prekshme nga mikrobet. 

4.Nëse pini ujë nga shishet plastike

Do të ishte e logjikshme të supozoni se pirja e ujit nga shishet plastike është e shëndetshme dhe e sigurt. Sidoqoftë, jo të gjitha materialet janë të sigurta. Shishet e plastikes paraqesin kërcënim nga kimikatet që ato lëshojnë, kur iu ekspozohen temperaturave të larta. Psh. nëse e lini një shishe në veturë gjatë temperaturave të larta, shtresa siperfaqësore mund të lëshojë një kemikat toksik (bisfenol A), që mund ta kontaminojë ujin që jeni duke e pirë. Ky kemikat mund ta ndikojë sistemin tuaj endokrin dhe të rris rreziqet e endometriozës dhe kancerit të gjirit.

5.Nëse hani shumë shpejt

Studime të shumta kanë bërë të ditur se ngrënia dhe mërtypja e shpejtë e ushqimit çojnë në probleme të shumta shëndetësore. Nëse hani shpejtë, shancat janë të mëdha të fitoni peshë në normë të përshpejtuar dhe rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës, diabeti, e probleme të tjera shëndetësore.

Personat që hanë shpejtë janë më të prirur të hanë tepër, pasi duhen afro 20 minuta nga koha kur filloni të hani që truri juaj të transmetojë sinjale të të qenit i ngopur. Kështu që, ju ndoshta jeni i ngopur dhe vazhdoni të hani, por nuk do ta dini, sepse truri juaj nuk ka mjaftueshëm kohë të reagojë dhe ta kuptojë se jeni ngopur, përcjellë rtv21.tv

6.Pastrimi i veshëve me shtupa pambuku

Pastrimi i veshëve me shtupa pambuku bën më shumë dëme, sesa të mira. Sipas një studimi, pastrimi i veshëve me shtupë pambuku shtyn dyllin e veshit më tej poshtë në kanalin e veshit. Mund të çojë gjithashtu në infeksione, veshë të shpuar, dyll të veshit të prekur dhe tringëllimë në vesh. Po ashtu, i bën veshët më të ndjeshëm nga ndotja. Prandaj, nëse dëshironi t’i pastroni veshët, mjafton me një peshqir. 

7.Nëse qëndroni ulur tërë ditën

Kur njerëzit punojnë, studiojnë apo shoqërohen me dikë, rrinë ulur zakonisht. Por, nëse qëndroni për një kohë të gjatë ulur, mund të sjellë një numër të madh problemesh, që nuk duhet të injorohen. Qëndrimi ulur nuk do të përfshijë një shpenzim të madh të energjisë, do të thotë që ju nuk digjni shumë kalori ndërsa jeni në një pozitë të ulur.

Nëse përkthehet në gjuhën e shëndetësisë, kjo nënkupton se do të keni probleme sikurse ato kardiovaskulare, obeziteti (mbipesha), diabeti, e të tjera. Prandaj, nëse puna juaj kërkon të qëndroni ulur, provoni çdo 30 minuta të bëni pushim./21Media