Kujdes, lavatriçja juaj mund te mbajë mikrobe më shumë se sa mund ta imagjinoni!
19 Nëntor 2019
Mënyra më e lehtë për të pastruar lavatriçen tuaj
Mënyra më e lehtë për të pastruar lavatriçen tuaj
Mund t’i mbajë rrobat tuaja të freskëta me shtypjen e një butoni – por është e lehtë të harroni se edhe makina juaj larëse ka nevojë për pastrim.
Sipas ekspertëve, makinat larëse mund të përmbajnë salmonelë dhe baktere të tjera të këqija nëse nuk pastrohet shpesh, përcjell rtv21.tv
Studiuesit e Universitetit të Arizonës kanë zbuluar se mund të jetë një vend adekuat për mikrobet, të cilat mund të përfshijnë gjithashtu virusin e hepatitit A, norovirusin, rotavirusin dhe E. coli.
“Nëse lani vetëm një ngarkesë me të brendshme, do të ketë rreth 100 milione E. coli në ujin e larë, dhe ato mund të transmetohen në ngarkesën tjetër të rrobave,” thap rofesori i mikrobiologjisë Charles Gerba për ABC News.
Sidoqoftë, nëse nuk jeni të sigurt se si të pastroni makinën tuaj, gratë në Instagram po ndajnë këshillat e tyre – dhe disa fotografi mbresëlënëse ‘para’ dhe ‘pas’ gjithashtu./21Media