Kujdes nga gripi sezonal!

Si duhet të mbroheni?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, shkruan rtv21.tv

Rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

“Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë./21Media

Back to top button