Gratë përballën me probleme serioze

Gratë përballën me probleme serioze

Kohët e fundit, fryrja e buzëve është një trend që po e pëlqejnë një pjesë e madhe e vajzave. Por, disa ndërhyrje kanë treguar se duhet bërë kujdes me injeksionet.

Të paktën 7 gra në Arizona tregojnë se kanë përfunduar me infeksione të dhimbshme, dhe ato u përballën me probleme.

Disa gra kanë treguar se pas fryrjes, buzët i janë mbushur me infeksione dhe të çara që japin dhimbje të tmerrshme. Arsyeja e gjithë këyre mund të jenë edhe çmimet e ulëta. Gruaja që i kreu injeksione 7 grave merrte 80 dollarë për 1 mililitër mbushës.

Sipas Shoqatës Amerikane për Kirurgji plastike Estetike, një kirurg i licencuar merr rreth 620 dollarë për mililitër./oranews