Kujdesuni për veten tuaj pas shtatëzënisë

Kujdesuni për veten tuaj pas shtatëzënisë

Përveç  ngazëllimt, gëzimit që keni kur sjellim në jetë një fëmijë ju do të keni edhe frikë.

Shumë nëna të reja përjetojnë emocion tjetër: depresionin. Brenda disa ditëve pas lindjes, nënat mund të përjetojnë një depresion të lehtë. Ai mund të zgjasë nga disa orë deri në disa javë pas lindjes. Gjithsesi, ka disa nëna që përjetojnë një depresion më të rëndë, i cili zgjat deri në disa muaj pas lindjes. Nëse nuk trajtohet, ky lloj depresioni mund të zgjasë edhe një vit ose më shumë.

Shkaku i depresionit të paslindjes, nuk është ende i qartë. Ka gjasa që në shfaqjen e tij të luajnë rol trupi, mendja dhe bashkëveprimet sociale. Të gjitha këto ndryshime mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihet një grua, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo emocionale thuhet në librin “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

Nëse diagnostikoheni me depresionin e paslindjes është e rëndësishme të kërkoni përkujdesje profesionale. Për ta marrë veten, mundohuni të ndiqni këto këshilla:

*Pushoni sa më shumë. Kur foshnja të jetë në gjumë, pushoni edhe ju;

*Hani si duhet. Mundohuni të konsumoni sa më shumë drithëra, fruta dhe perime;

*Merruni çdo ditë me veprimtari fizike;

*Ruani lidhjet me të afërmit dhe miqtë tuaj;

*Kërkojuni atyre t’ju ndihmojnë me foshnjën dhe punët e shtëpisë;

*Kushtojini pak kohë vetes. Vishuni, dilni nga shtëpia ose takoni një shoqe;

*Bisedoni me nëna të tjera. Pyeteni mjekun nëse ka grupe nënash të reja në komunitetin tuaj;

*Mundohuni të kaloni pak kohë vetëm me partnerin. /21Media