Maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius

Maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius

Sipas parashikimeve të Institutit Kombëtar Hidrometeorologjik të Kosovës,dita e hënë dhe e martë parashihen të jenë relativisht të freskëta , më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale  parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.  Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja  me shpejtësi  deri 8m/s./21Media