"Më mirë i zbehtë e i shëndetshëm se sa me ngjyrë e të kemi probleme si kanceri"

“Më mirë i zbehtë e i shëndetshëm se sa me ngjyrë e të kemi probleme si kanceri”

Në kuadër të programit të mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” në RTV 21 temë diskutimi ishte kujdesi i lëkurës gjatë verës. Shkëndije Dobruna, dermatologe tha se dielli që nga muaji prill e deri në muajin tetor, rrezet që i lëshon në hemisferën tonë, sjellin përfitime, por edhe dëme direkt në lëkurë.

Dobruna tha se që nga prilli e deri në tetor duhet filluar me mbrojtje, e sidomos personat që kanë alergji, ndërsa personat e tjerë që duan të kenë lëkurë sa më të pastër, pa njolla, pa kapilare dhe sa më të freskët, atëherë duhet të mbrohen patjetër me krema kundër diellit.

Ajo shtoi se në muajin maj është mbajtur një kampanjë për mbrojte nga diellit në të cilën vazhdimisht është potencuar se më mirë të jesh i zbehtë e i shëndetshëm se sa me ngjyrë e të kemi probleme si kanceri. “Ngjyra e dielli duhet të jetë jo intensive, por sa më e shëndetshme, më graduale sepse ekspozimi i menjëhershëm provokon djegie, njolla” tha Dobruna./21Media