Basketbollisti i ri kosovar Kujtim Ujkani do të jetë në prova te skuadra sllovene Ajdovscina

Basketbollisti i ri kosovar Kujtim Ujkani do të jetë në prova te skuadra sllovene Ajdovscina

Se basketbolli i Kosovës është duke shkuar në hapa të duhur e konfirmojnë edhe sukseset, si ky  i basketbollisti Kujtim Ujkani i cili ka siguruar provat te skuadra e Ajdovscina në kampionatin Slloven.

Ujkani  me punën e palodhur në sportin e basketbollit ka arritur që të mbush mendjen e drejtuesve të klubit të Ajdvscina për të provuar veten në atë klub.

19 vjeçari karrierën e ka filluar te skuadra e Vushtria Basket por me pas është bashkangjitur në klubin e Kerasan Prishtinës ku ka zhvilluar një stinorë tejet të mirë duke u bërë një nga basketbollistët më premtues kosovar.

Mbetet të shihet sukseset e tija dhe të basketbollistëve tjerë në arenën ndërkombëtare, por një gjë është e sigurtë që e ardhmja e tij do ta çojë atë drejt arritjeve të  sukseseve të larta.