Medalja e artë Akilit ia sjellë atij 700 pikë Olimpike

Medalja e artë Akilit ia sjellë atij 700 pikë Olimpike

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot fitoi medaljen e artë  në Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Akili mposhti me Ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg.

Me rastin e fitorës së Akilit, trajneri Driton Kuka publikoi një imazh të bukur të Akilit, me ç’rast shkroi “Çfarë Akili sot i çmendur!”.

“Prapë e arta vjen në Kosovë 🇽🇰🇦🇱
Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest!
Çfarë Akili sot i çmendur!
Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japonezin Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura!”, shkroi Kuka në facebook.

Fitorja e sotme është një tjetër sukses i madh i Akil Gjakovës, Driton Kukës dhe xhudos kosovare. Medalja e artë ia sjellë atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020./21Media