Kuka: Drejt Tokios me shpresë për shumë Norma Olimpike

”Kampionati më i suksesshëm në Histori të Kampionateve Evropiane kurdo herë në Sportin kosovar”

Trajneri i xhudisteve kosovare,  Driton Kuka ka komentuar për medaljet e fituara dje dhe sot  nga xhudistet dhe xhudistët kosovarë në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajtë në Poloni, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast, Kuka përmes një postimi u shpreh se ekipi i xhudos kosovare ka përfunduar paraqitjen në Kampionatin Evropian, duke komentuar medaljet e fituara nga xhudistët kosovarë.

”Dy medalje një vend i 7 dhe një vend i 9 me dy fitore i Akil Gjakovës sot! Loriana e Fjolla përvojën e parë në kësi niveli e përfunduan qysh në luftërat e para,realisht ju duhet ende për nivelin e tillë të garave! Distria dhe Akili sipas meje se kan jep maksimumin realisht kan pas mundësi më shumë,Distria pas humbjes në çerekfinale në luftë repasazh nuk ishte në nivelin e duhur njejtë sikur Akili i cili sot fitoj dy lufta por në luftën e tretë luftoj dobët pa motiv për fitore!”, ka shkruar Kuka.

Ai më tutje u shpreh se ky është Kampionati më i suksesshëm në Histori të Kampionateve Evropiane kurdo herë në Sportin kosovar.

”Drejt Tokios me shpresë për shumë Norma Olimpike”, ka shkruar më tutje Kuka.

Nryshe, dje xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajtë në Poloni. Po ashtu me medalje nga ky kampionat është kthyer edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e bronztë./21Media

Back to top button