“Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë"

“Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë”

Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, pas përfundimit të kampionatit botëror të xhudos për junior, “Marrakech 2019”.

Ai është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur nga garuesit e tij në këtë garë, ku sipas tij Xhudo këtë vit ka arritur më shumë se kurrë më parë.

“Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë më parë Medalje Elitare në Kampionate Botërore tri të tilla në Tokio si dhe tash një në Maroko për grupmoshën u21”, shkroi ai.

Ndër tjerash ai ka shkruar se shpreson që fitorja e Laurës ndaj garueses Çeke të jetë me këmbë të mbarë për fitoren e Kosovës kundër Çekisë në futboll, ndeshje kjo e cila zhvillohet muajin e ardhshëm.

“Shpresoj që fitorja ndaj garueses Çeke të jetë me këmbë të mbarë për fitoren e Kosovës kundër Çekisë muajin tjetër në futboll”, përfundoi ai.