Kuka ironizon me grevat: Ne bëjmë greva duke stërvitur në borë e shi!

Driton Kuka ka ironizuar me grevat e sektorëve të ndryshëm në vend

Përderisa greva në arsim e sektorët e tjerë ende po vazhdon, trajneri Driton Kuka ka shprehur pakënaqësitë lidhur me grevat. Kuka në Facebook ka publikuar një fotografi nga stërvitjet e xhudistëve dhe ka shkruar se greva kanë çdo ditë.

Këtë postim e ka përmbyllur me një mesazh motivues, që Kosovën ta bëjnë më të fortë me punë e përkushtim.

“Ne bajmë greva duke stërvit në borë e shi! Çdo mëngjes e çdo mbramje deri në 8 orë në ditë! Pakënaqësi kemi të gjithë por puna sduhet ndal kurrë e asnjëherë,ta bajmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim.”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Kohët e fundit në Kosovë shumica e sektorëve janë në grevë. Grevistët e arsimit janë në ditën e 12-të të grevës, përderisa këtij karvani të grevave i janë bashkuar sot edhe sindikatat e shërbimit civil të Kosovës. Përveç tyre, greva ka përfshirë edhe sektorët e tjerë./21Media

Back to top button