"Nga Kina e largët, duke vazhduar me lajme të shkelqyeshme për vendin e popullin tonë"

“Nga Kina e largët, duke vazhduar me lajme të shkelqyeshme për vendin e popullin tonë”

Trajeneri i xhudos, Driton Kuka sot ka kujtuar edhe një herë sukseset e arritura këtë vit të ekipit të tij në xhudo.

Driton Kuka së bashku me ekipin e tij, duke përfshirë këtu Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën, Erza Muminoviqin arriti ndër sukseset më të madha në histori për Kosovën.

Mirëpo, trajneri Kuka sot ka bërë të ditur edhe njëherë përmes një postimi në facebook sukseset që ka arritur me ekipin e tij.

“Për kënaqësinë e juaj …
Nga Kina e largët,duke vazhduar me lajme të shkelqyeshme për vendin e popullin tonë!
Kosova në Masters siguron dy finale!
Mrekulli ishte paraqitja e Disit e Nores sot.
Në finale me kend tjetër pos me Japoneze 💪
Mastersi garë Elitare ku marrin pjesë The Best of the Best çdo kategori 16 më të mirët.
Akili e nisi bukur kundër Rusit Mogushkov por u ndal nga Kampioni aktual Botëror Koreani An Changrim dhe mandej në repasazh nga Shavdatuashvili.
Distria mposhti Koreanen Yang mandej Rusen Dolgova e në gjysëmfinale Slovenen Stangar krejt me Ippona në finale ndeshet me Japonezen Ami Kondo
Nora Gjakova sot ishte në formë perfekte mposhti Telma Monteiron,Japonezen Tamaoki e në gjysëmfinale Kanadezen Climkait,çfarë Nore e çmendur sot!
Në finale kundër Japonezes Yoshida Kampione Aktuale Botërore …
Deri sivjet në Masters medalje kishte fituar vetëm Majlinda.
Pikë Olimpike me bollëk për të tretë💪”,
ka shkruar Kuka në facebook.

Kujtojmë që më 06 shtator të këtij viti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi ka përuruar Qendrën Rinore në Pejë, duke premtuar edhe objekt të ri të Xhudos./21Media