Kuka pësoi humbje në çerekfinale

Kuka pësoi humbje në çerekfinale

Loriana Kuka është duke garuar sot në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja është në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -78 kg.

Pas dy fitoreve radhazi ndaj gjermanes Luise Malzahn dhe argjentinases Lucia Cantero, Loriana u kualifikua në çerekfinale, ku pësoi humbje nga braziliania, Mayra Aguiar, dy herë kampione e botës dhe dy herë medaliste e bronztë Olimpike.

Në luftën e parë të repesazhit përballet me Natalie Powel të Britanisë së Madhe, medaliste e bronztë e botërorit 2017.

Distria Krasniqit edhe Majlinda Kelmendi  ka marrë medalje të bronztë në kampionatin botëror që po mbahet në Japoni, ndërsa Nora Gjakova nuk ka arritur të fitojë medalje

Kampionati në xhudo po mbahet në Japoni nga 25 gushti deri më 1 shtator./21Media