Kuka thotë se Majlinda nuk ka marrë pagë nga korriku i vitit 2016

Kuka thotë se Majlinda nuk ka marrë pagë nga korriku i vitit 2016

Trajneri i xhudos Driton Kuka, ka njoftuar se Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi që prej korrikut të vitit të kaluar nuk ka marrë pagë prej Institucioneve të Shtetit.

“A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017!!!?Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokaden e Sportit me Kampion Evropian,Botëror e Olimpik!? Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka Kampionen Olimpike por spo pyet askush si po trajtohet ajo!!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ai më tej ka shtuar se Majlindja nuk do të shkojë të trokas në dyert e Ministrisë për t’i kërkuar pagat. “A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vij të qaj e trokas nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportist që janë sjell në atë gjendje!?Nuk do e shihni kurrë asnjë nxanës timin në atë gjendje,nuk mund të shantazhoni Kampionen Olimpike të vije e të lus askend!”, ka thënë ai.

Ndërkohë Driton Kukaj ka gjetur një alternativë se si të fitojë buxhetin për aktivitetet e sportit. “Fotografitë që i postoni me Majlinden tash e tutje duhet me marr leje çdo politikan përndryshe Do kerkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë a kemi të drejtë me i padit e ndoshta në qat formë bajmë buxhet për aktivitetet tona!?”, ka shkruar Kukaj./21Media