Medalje botërore në familjen Kuka

Medalje botërore në familjen Kuka

Trajneri i njohur Driton Kuka gjatë kampionatit botëror të xhudos, ka qëndruar pranë xhudisteve kosovare që po prezantohen atje. Fitorja e tyre padyshim i ka dhënë emocione të mëdha Kukës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai tha se po i duket si ëndërr fitimi i tri medaljeve në këtë kampionat.

Kuka është shumë krenar me fitoren e Loriana Kukës, mbesës së tij.

Loriana shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi sllovenen Klara Apotekar me Ippon.

“Tokyo sivjet po më çmend! Tri medalje në Kampionat Botëror! Po duket si ëndërr. Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet, medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin shqiptar, por familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo shqiptar. Medalja Botërore edhe në familjen Kuka. Sa shumë jam krenar sot edhe si trajner, por edhe si axha i Lorianës.
Kosova mbi të gjitha”, shkroi Kuka.

Kampionati botëror i xhudos po mbahet në Tokyo të Japonisë./21Media