Kosova për shtatë vjet ka fituar nëntë medalje

Loading...

Kosova për shtatë vjet ka fituar nëntë medalje

Trajneri i Xhudos, Driton Kukaj ditën e sotme e ka nisur me numërimin e medaljeve që Kosova ka fituar nga ky sport për 9 vjet radhazi.

Natyrisht që prej shtatë medaljeve kulmi i të gjithave është Medalja e Artë Olimpike e fituar nga Majlinda Kelmendi.

“Mirëmëngjes nga Paris Bercy!
Grand Slam Paris 👌
Kosova për 7 vjet i ka fituar 9 medalje!
Majlinda 4 të arta një të argjendtë
Akili 1 të artë
Disi 1 të argjendtë e 2 të bronzta!
Medalja e djeshme le të jetë si dhuratë për dy ngjarje të reja për Sportin dhe Sportistët që erdhën këtë javë:
E para për Ministrin Kujtim Gashi që po bën punë të shkelqyeshme dhe me rritjen e vlerês së Pikëve në Kategorizim po i bën Sportistët Elitar me dinjitet!
E dyta Komiteti Olimpik i Kosovës me rregullore për përkrahje drejtpërdrejt Sportistëve gjatë ciklit Olimpik
Vite me radhë kemi punuar janë fituar krejt medaljet e mundshme në Sport,e arta Olimpike si Kurorë dhe tani Shteti ynë dita ditës po e jep hakun për vlera!
#tokyo2020”, ka shkruar Kukaj në Facebook.

Dje në në Grand Salm të Xhudos në Paris , Distria RKasniqi fitoi medaljen e argjendtë, Krasniqi po ashtu ka fituar edhe 700 pikë olimpike për Tokyo 2020./21Media