Po cilësohet si projekt revolucionar në industrinë e arkitekturës

Po cilësohet si projekt revolucionar në industrinë e arkitekturës

Studiuesit në Universitetin e Cambridge-it, inxhinierët në Thornton Tomasetti dhe arkitektët në Perkins + Will po synojnë të ndërtojnë një kullë krejtësisht nga druri.

Ideja për ndërtimin e kësaj kulle erdhi nga nevoja për të pasur materiale të qëndrueshme në ndërtimin e strukturave.

Ky projekt mund të bëhet revolucion në industrinë e arkitekturës.

Kulla 80-katëshe, plotësisht prej druri do të ndërtohet përgjatë lumit në Çikago dhe do të quhet “River Beech Tower.” Meqenëse druri masiv digjet shumë ngadalë, ndërtesa do të jetë e sigurt nga zjarri.

Deri në vitin 2050, parashikohet që numri i njerëzve që jetojnë në zonat urbane do të dyfishohet./21Media