2 persona kanë përfunduar në pranga

2 persona kanë përfunduar në pranga

Dy persona që kultivonin hashash në shtëpi u arrestuan në Tiranë, gjatë një operacioni antidrogë të koduar nga policia me emrin “Kunati”.

Efektivët e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, bazuar edhe mbi informacionet paraprake, kontrolluan kopshtin e shtëpisë së 44-vjeçares B.F, ku mes misrit gjetën të mbjella dhe bimët narkotike.

Së bashku me Fejzën, u arrestua edhe N.K, 39 vjeç. Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën armë luftarake dhe 21 kilogramë hashash.