Kumrija dhe Besimi publikuan projektin e radhës

Kumrija dhe Besimi publikuan projektin e radhës

Këngëtarja Kumrije Mustafa lansoi projektin e radhës në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Besim Krasniqin. Kënga titullohet “Si qika si djali”, e cila u publikua të shtunen me videoklip, shkruan rtv21.tv

“Sapo u lansua kënga jonë më e re “si qika si djali” “, shkroi këngëtarja në instagram për 44 mijë e 300 ndjekësit e saj, derisa falënderoi të githë ata që iu ndihmuan në realizimin e projektit.

Tekstin e këngës “Si qika si djali” e ka shkruar Abaz Selmani, muzikën e ka bërë Besim Krasniqi, për orkestrimin është përkujdesur Nexhi Vuniqi, ndërsa videoklipi është bërë nga Gmusic.

Kujtojmë që ky nuk është projekti i parë i çiftit. Kumrije Mustafa dhe Besim Krasniqi kanë publikuar edhe disa projekte më parë, si: “Ëndrra e gruas”, “Dashnia me fore”, “Nusja e sotit”, “Kanagjegji” etj./21Media