Vetëm dy muaj bashkë

Vetëm dy muaj bashkë

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-mujore.

Çifti dukeshin shumë të lumtur që kishin gjetur njëri-tjerin dhe Gigi po e ndihmonte Tyler-in të gjente një apartament në New York.

Tyler, po ashtu, e shoqëroi në funeralin e gjyshes Gigin. Por, pikërisht atëherë kur dukej se gjërat po bëheshin serioze, çifti i ka dhënë fund lidhjes, shkruan rtv21.tv

Në një intervistë për Entertainment Tonight, Tyler u shpreh se me modelen ishin thjesht shokë. Të njëjtën gjë ai e ka thënë vazhdimisht në intervista, ndërsa së fundmi tha se “mund të ishte single”, duke konfirmuar se lidhja e tyre ishte në krizë.

Të gjitha këto kanë ndikuar në ndarjen e çiftit.

Lajmin e ndarjes e ka dhënë një burim pranë Tyler, i cili ka thënë: “Tyler është beqar. Ai dhe Gigi Hadid nuk janë më bashkë”./21Media