Ndërpritet procesi i verifikimit të votave

Ndërpritet procesi i verifikimit të votave

Në Qendrën e verifikimit të votave është ndërprerë procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia.

Procesi është ndërprerë për shkak të kundërmimit të zarfeve. Verifikuesit kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia.

Disa prej verifikuesve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë.

Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë.

Gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe të votave nga Diaspora janë vërejtur edhe zarfe që s`kanë të bëjnë fare me votat nga Diaspora./kallxo.com