Prishtina ekipi i parë në histori të Kosovës që bën gara në Europa League

Prishtina ekipi i parë në histori të Kosovës që bën gara në Europa League

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ’89, do të luajë kundër ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur, në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Përballjet e para zhvillohen më 27 dhe 28 qershor, kurse ato kthyese më 4 dhe 5 korrik.

Prishtina u caktua të luajë kundër IFK Norrkoping nga Suedia. Ndeshjet e para zhvillohen më 29 qershor, kurse ato kthyese më 6 korrik.

Kampioni i Shqipërisë, Kukësi do të luajë kundër Sheriff Tiraspolit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ekipet kundërshtare zhvillojnë nga dy ndeshje – një në udhëtim dhe një si vendas.

Takimet e para do të zhvillohen më 11 dhe 12 korrik, kurse ato kthyese më 18 dhe 19 korrik.

Krahas Kukësit, këtë sezon pjesë marrin edhe Partizani, Skënderbeu dhe Tirana, si edhe Shkëndija e Tetovës.

Tirana do të luajë ndaj izraelitëve të Maccabi Tel Avivit, Partizani kundër Botev Plovdiv të Bullgarisë, ndërsa Skënderbeu ndaj Sant Julia të Andorrës.

Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës do të luajë kundër Dacia Chisinau të Moldavisë. Ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues do të zhvillohen më 29 qershor, ndërsa ndeshjet kthyese më 6 korrik./21Media