Kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh

Peticion për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve

Dega e PDK-së në Pejë bashkë me Rinin Demokratike të Kosovës ka marr iniciativë për organizimin e peticionit për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhen e lumit Lumbardh. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga PDK.

Sipas kumtesës qytetarë të shumtë kanë nënshkruar peticionin përmes secilit një zëri kundërshtojnë mundësin e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh.

Po ashu bëhet e ditur se PDK në Pejë do të vazhdoj edhe ditëve në vijim me mbledhjen e nënshkrimeve nga ana e qytetarëve për ta kundërshtuar fuqishem çdo përpjekje që do të vij nga kushdo qoftë që do të dëmtonte ambientin në Pejë.

Ndërtimin e termocentralit e kanë kundërshtuar edhe dega e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë.

Sipas këtij subjketi politik ky projekt dëmton ambientin, florën e faunën në këtë pjesë dhe poashtu rrezikon zhvillimin e turizmit si degë strategjike të zhvillimit ekonomik të Komunës së Pejës./21Media

Back to top button