Katari vazhdon intensivisht punimet sipas planifikimit

Katari vazhdon intensivisht punimet sipas planifikimit

Stadiumi Al-Wakrah do të jete gati vitin tjetër, ashtu sikurse është parashikuar, bënë të ditur sot organizatorët e Kupës së Botës 2022.

“Projekti aktual respekton kalendarin dhe stadiumi Al-Wakrah do të përfundojë në kohën e duhur, deri në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi përgjegjësi i projektit, Thani Khalifa Al-Zarah.

Katari, që do të pres Botërorin 2022, pavarësisht krizës, vazhdon intensivisht punimet sipas planifikimit.

Stadiumi Al-Wakrah ka 40.000 vende dhe është i dyti që do të presë Kupën e Botes 2022 pas stadiumit Khalifa, i inauguruar majin e kaluar.