Liverpooli mposhti Evertonin

Liverpooli mposhti Evertonin

Futbollistët e West Bromwich Albion-it, të udhëhequr nga ish-trajneri i kombëtares kroate, Slaven Biliq, siguruan pjesëmarrjen në 1/16 të Kupës FA, pasi mposhtën Charlton-in me rezultat 1:0.

Autori i golit të vetëm ishte Kenneth Zohore, në minutën e 32.

Në ndeshjen më emocionuese të raundit të tretë, Liverpooli mposhti Everton-in me rezultat 1:0, në derbin e madh të qytetit. Autor i golit të vetëm ishte Curtis Jones, në minutën e 71-të.

Në moshën 18-vjeç dhe 340 ditë, Jones u bë golashënuesi më i ri i Liverpool-it në derbin e ‘Merseyside’ pas Robbie Fowler, i cili shënoi si 18-vjeç dhe 338 ditë në mars 1994.

Jurgen Klopp luajti në këtë ndeshje pa nëntë lojtarë standard, duke bërë debutimin e Minamino nga RB Salzburg.

Chelsea vazhdoi garën e tyre duke mposhtur Nottingham Fores me rezultat 2:0. Fitorja e “Blues” u sigurua nga Callum Hudson-Odoi (‘6) dhe Ross Barkley (‘33).

Tottenham nuk arriti të mposhtte Middlesbrough kështu që ata do të duhet të luajnë përsëri para tifozëve të tyre pasi ndeshja e parë përfundoi 1:1. Ekipi vendas shënoi përmes Ashley Fletcher në minutën 50 dhe Tottenham barazoi përmes Lucas Moura-n në minutën e 61-të.

Surprizat erdhën me Derby County që mposhti Crystal Palace 1:0, me golin e Chris Martin në minutën 32. Në këtë ndeshje luajti edhe Wayne Rooney, i cili mbërriti në Derby në fillim të këtij viti.