Blero tregon se çka e plotëson dhe te kush e ka gjetur frymëzimin e jetës

Blero tregon se çka e plotëson dhe te kush e ka gjetur frymëzimin e jetës

Këngëtari i njohur kosovar, Blerim Muharremi-Blero, arrin vëmendjen e mediave rozë me çdo gjë, qoftë nga jeta private apo profesionale. Por, pavarësisht atyre që shkruhen për të, me projektet e tij Blero po arrinë të ketë suksese çdoherë e më të mëdha, shkruan rtv21.tv

Siç duket muzika për të është ”gjithçka” dhe e cila e frymëzon në këtë jetë. Kështu të paktën është shprehur vetë Blero përmes një postimi, në të cilin ka shprehur dashurinë dhe rëndësinë që ka muzika në jetën e tij.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Blero është “154” në bashkëpunim me Ramadan Krasniqi-Danin, derisa ai ka pranuar se është duke punuar rreth projekteve të reja./21Media

Blero