Ja pse!

Ja pse!

Ushqyerja me qumësht gjiri ju ndihmon të humbni peshë. Prodhimi dhe ushqyerja me qumësht gjiri është punë e vështirë për trupin e një gruaje. Në fakt, mund t’i djeg 500 kalori në ditë, sipas obstetërve dhe gjinekologëve. Kjo është arsyeja pse disa nëna të reja e kuptojnë se po humbin peshë pas lindjes. Ato humbin më shumë kalori sesa që konsumojnë dhe humbin kile pa ushtrime shtesë, transmeton rtv21.tv

Aroma dhe shija e qumështit të gjirit varion nga ajo çfarë hanë nënat, thonë studimet e fundit. Kjo është veçanërisht e dobishme meqë nënat mund t’i ekspozojnë foshnjat e tyre te çfarëdo shije gjatë procesit të ushqyerjes me qumësht gjiri.

Edhe një fakt tjetër interesant, qumështi i gjirit nuk është gjithmonë i bardhë, ngjyra ndryshon varësisht nga ushqimi që konsumon nëna dhe vitaminat që i merr.

Siguron qelizat burimore për foshnjen. Një foshnje që po rritet ka nevojë për ndihmën e nënës për ta zhvilluar trupin. Qumështi i gjirit është faktor kyç në këtë proces, sepse përmban qeliza burimore, të cilat qarkullojnë drejt trupit të foshnjes për tu bërë pjesë e trurit, zemrës, mëlçive apo edhe e indeve kockore.

I bën nënën dhe foshnjen të lumtur. Qumështi i gjirit stimulon trurin e nënës dhe foshnjes të lirojë oksitocinë, një hormon i rëndësishëm që ju ndihmon atyre të përjetojnë lumturi dhe siguri. Gjithashtu qetëson nënën dhe stabilizon nivelin e saj të stresit dhe ankthit në një shkallë të shëndetshme, përcjellë rtv21.tv

Mbron foshnjet nga sëmundjet. Shkencëtarët thonë se sëmundjet dhe infeksionet e zakonshme të foshnjeve, sikurse veshët, frymarrja, e të tjera, kanë gjasa të vogla të paraqiten te foshnjet që ushqehen me qumësht gjiri të nënës.

Qumështi i gjirit ka veti mbrojtëse që përgatisin dhe mbrojnë fëmijën derisa të rritet, nga disa lloje infeksionesh./21Media