Dren Cakaj me gjithë dhimbjet që njdente rrëfeu krejt çka përjetoi

Dren Cakaj me gjithë dhimbjet që njdente rrëfeu krejt çka përjetoi

Dren Cakaj atë kohë 10 vjeç i kishte mbijetuar masakrës së tmerrshme të 1- 2 prillit të vitit 1999 që paramilitarët serbë e bënë në familjet Vesja Caka dhe Hoxha.

Cakaj i plagosur rrëfente për tmerret që kishte përjetuar kur kishte parë se si po ekzektuoheshin anëtarët e familjes së tij. Video nga kjo sekuecë po qarkullon nëpër rrjetet sociale ka prekur zemrat e shumë shikuesve.

Këtë masakër e ka kujtuar edhe ish- kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila. Ajo ka treguar edhe për përjetimet e Drenit duke thënë se kjo storie nuk do të harrohet kurrë.

“Dren Caka, 10 vjeq, i vetmi i mbijetuar i masakrës së 1-2 prillit 1999 në Gjakovë, ditën kur u vranë 21 gra dhe fëmijë të familjeve Vejsa, Caka dhe Hoxha, më e vogla dy vjeq, motra e Drenit, të cilën nuk mundi ta shpëtojë nga tymi dhe plumbat Serb.
Dreni shpëtoi me plumb në dorë, por bashkë me motrat dhe Nënën ju vra edhe fëmijëria e tij. Ishte vetëm 10 vjeq dhe jetoi për të treguar storien e cila do ta përcjellë deri sa të arrijë bashkimin me Mamin dhe motrat.
Sikur Dreni, shumë fëmijë tjerë, të rinjë e pleq, ka Kosova që mbajnë me vete storiet e krimeve të kryera në Kosovë.
Këto storie janë testamenti i lirisë dhe shtetit të Kosovës! Këto storie janë vetë ekzistenca jonë.
Kurrë nuk do të harrojmë!”, është shkrimi i Mimoza Kusarit në Facebook. /21Media