Almeda modele, aktore, prezantuese tani edhe këngëtare

Almeda modele, aktore, prezantuese tani edhe këngëtare

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi vazhdimisht është pjesë  e pandashme  e shtypit roze, por jo vetëm brenda kufijëve të Shqipërisë, emri i saj është i njohur edhe në Turqi aty ku edhe jeton prej vitesh.

Almeda me bukurinë e saj arriti që në vitin 2008 të marrë titullin e më të bukurës në Shqipëri, ajo u zgjodh “Miss Shqipëria”.

Më pas emri i saj jehonë bëri edhe me talentin e saj të aktrimit, bukuroshja 26-vjeçare u bë pjesë e serialit të njohur turk, “Sulltani i Madhërishëm”. Alemda pjesë e këtij seriali ishte vetëm në disa episoda kur me rolin e “Nurbanit” ajo mori lëvdata të shumta.

Më poshtë mund ta shihni Alemeden, në kohën kur luante rolin e “Nurbanit”.


Përveç këtyre, Almeda mori pjesë edhe në filma si : Konak, Show Business dhe në serinë TRT të quajtur Ayrılık.

Almeda në Shqipëri gjithashtu u pa edhe në rolin e prezantueses, në festivlain “Kënga Magjike” si dhe prezantoi edicionin e 7-te te “Dancing with the stars Albania”.

Bukuroshja shqiptare veten e kishte provuar edhe si këngëtare në një shou televiziv turk teksa kishte kënduar së bashku me bashkëshortin e saj aktorin e njohur turk, Tolghan Sayisman ku së bashku kënduan disa këngë shqipe.

Më datë 19 Tetor 2018, Almeda publikon videoklipin “Alabama”, në bashkëpunim me Burak Yeter.

Almeda dhe Tolghani tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e të cilit është djalë dhe çifti kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin, Efehan. /21Media