"Kosova duhet të jetë gati"

“Kosova duhet të jetë gati”

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell ka folur edhe për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga një qytetar në rrjetin social Facebook, se kur do të arrihet marrëveshja, O’Connell ka deklaruar se nuk e di se kur do të arrihet kjo marrëveshje, por duhet të jetë e qëndrueshme.

“Kjo është një pyetje interesante. Sinqerisht nuk e di kur do të arrihet marrëveshja, por dëshiroj të jem i qartë lidhur me këtë. Nuk është sikurse qeveria ime apo qeveritë tjera kanë plane sekrete në mes të Kosovës dhe Serbisë e ne nuk po ju tregojmë këtë. Mendoj që transparenca është qenësore për ta bërë marrëveshjen të qëndrueshme. Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të të dy shteteve, por edhe më e rëndësishme për të dy shoqëritë. Mendoj që është pozitive që njerëzit po flasin për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, në mes të Serbisë dhe Kosovës që do të rrisë sigurinë në rajon dhe do të jetë e implementueshme për të dy palët. Mendoj se çfare duhet të ndodhë tani është njerëzit të flasin si do të duket kjo, si do të arrihet, si do të jenë strukturat politike për të negociuar dhe për të arritur marrëveshjen, si të arrihet uniteti. Mendoj se kjo mund të arrihet. Mendoj se njerëzit e rëndomtë në Serbi dhe Kosovë dëshirojnë marrëveshje, edhe nëse ka grupe të cilat shohin dobi në tensione dhe kërcënime dhe mungesë të normalizimit. Unë jam optimist që procesi i lansuar do të çojë deri në një marrëveshje politike finale. Edhe një e arritur e Përfaqesueses së Lartë, Mogherini që tani ne kemi një proces që po mundohet të trajton çështjet e medha politike. Kosova duhet të jetë gati.”, ishte përgjigja e O’Connellit.

Ai është pyetur nga një lexues se a ka shpresë që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë, në mënyrë që të rregullohen problemet me të cilat përballet Kosova. E në përgjigjen e tij, diplomati britanik ishte shumë i qartë dhe decidiv, duke thënë se problemet duhet të zgjidhen nga vetë qytetarët./21Media