Rrëfimi i fotografit që u bë zjarrëfikës vullnetar

Rrëfimi i fotografit që u bë zjarrëfikës vullnetar

Cam Neville nga kamioni i tij e fotografoi një linjë të kuqe zjarri që vazhdonte deri tek vendi i quajtur Hellfire Pass.

Ishte nata e tij e parë e vullnetarizmit së bashku me brigadën lokale të zjarrfikësve, dhe ai ndjehej i nervozuar, nuk e dinte se çfarë e priste.

“Sigurisht kisha nervozizëm të shtuar. I rritur në Angli, nuk kam parë asnjëherë më parë diçka të tillë”  tha ai për BBC.

Australia varet nga një ushtri vullnetarësh në mbrojtjen e vendit nga përhapja shkatërruese e zjarrit.

Zotëri Neville iu bashkua brigadës së zjarrfikësve në aksionin e radhës në zonën e thellë të Queensland Gold Coast, duke menduar se kjo ishte mënyra e vetme që ai të mund të bënte fotografi nga vija e parë e frontit, transmeton rtv21.tv

Inspirimi i tij për çmimin e emëruar për serinë e fotove “në zjarr”  ishte i thjeshtë: ta kapte përvojën e parë të një gruaje apo burri zjarrfikës. “Kjo është diçka që televizionet rrallë herë na e shërbejnë”.

Doja ta dija se si janë këta njerëz, dhe e isha kureshtar ta provoja ndjenjën e asaj se çfarë përjetojnë ata, kam mësuar  se ky është një biznes tmerrësisht i ndërlikuar dhe i rrezikshëm, luftimi i çfarëdo lloj zjarri është i paparashikueshëm” – tha zotëri Nerville.

Fotografi thotë se ky projekt i solli atij shkathtësi praktike dhe miqësi të reja./21Media