Sytë janë kthyer në hapësirat e performancës

Sytë janë kthyer në hapësirat e performancës

Çdo punë kërkon muaj përgatitjesh, nga faza fillestare e projektit deri në hulumtimet dhe skicat, pastaj në ekzekutimin praktik të përbërjes dhe miniaturat e sidomos puna e krijimit të artit në sy.

Alessandro Pitrè fazat e çdo krijimi i ka dokumentuar me fotografi dhe këto bëhen medium që transformon përbërjen artistike në një vepër arti që mund të ekspozohet.

Seria e parë e fotografuar nga Pietro Annicchiarico, u quajt “Teatri i vogël i yjeve” dhe u bë një ekspozitë e përhershme në studio. Këto vepra u frymëzuan nga magjia e teatrit dhe nga njerëzimi unik që lulëzon prapa dhe përpara perdes, transmeton rtv21.tv.

Ekspozita do të inaugurohet në qershor. Kjo do të jetë një mundësi e re për të shfaqur disa krijime të drejtpërdrejta në të cilat artistja do të realizojë disa nga veprat para një audience.

“Subjekti ekziston sepse tregon vetveten dhe lejon shfaqjen e vetes që të bëhet vepër, blloqet ndërtimore të vendeve që ka vizituar dhe treguar” , tha Pitrè./21Media