Shfaqja fillon nga ora 20:00

Shfaqja fillon nga ora 20:00

Teatri “Adriana Abdullahu” në qytetin e Ferizajt nesër shfaq reprizën e shfaqjes “Kur hana del” me regji të Ben Apollonit.

Shfaqja fillon nga ora 20:00, shkruan rtv21.tv

E vendosur në një spital psikiatrik ngjarja e dramës “Kur hana del”  me tekst të Ag Apollonit, ndërtohet mes dy simboleve, hënës (që simbolizon luftën, tragjedinë, errësirën) dhe diellit (që simbolizon shpresën, jetën, lirinë).

Kjo dramë sugjeron lidhje të drejtpërdrejt me traditën shqiptare, gjë që përforcohet me motivin e besës, baladat shqiptare dhe këngët shqiptare, ndërsa storja lidhet me kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe me shpalljen e Pavarësisë.

Në këtë shfaqje luajnë: Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi. /21Media