Koleksioni i makinave klasike e bëri tregtarin të pasur

Koleksioni i makinave klasike e bëri tregtarin të pasur

Gjithmonë ndodh që të paragjykojmë, teksa paraqitja e jashtme na mashtron. Një tregtar i të 60-ve, Tom Cotter që ka jetuar dhe punuar në New York  për vite të tëra,  kishte vendosur të braktis cdo gjë dhe të shpërngulet në Portugali, një vend i dashur ku ai kishte kaluar një pjesë të madhe të adoleshencës së tij.

Cotter kishte vendosur ta blinte një garazh të vjetër, ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij.

Garazhi ishte i madh dhe i braktisur andaj askush nuk besonte se ai do të mund të jetonte atje. Por, gjithçka ndryshoi kur Cotter hapi garazhin.

Aty gjendej një koleksion i madh i makinave klasike të Aston Martin, Mercedez Benz, Alfa Romeo dhe Ford, që i përkiste një koleksionisti makinash, i cili për shkak të investimeve të këqija donte për ta shitur pronën me çdo gjë që ishte brenda.

Të gjitha këto makina me vlerë miliona dollarë e shndërruan Cotter në një njeri të pasur./21Media