Notarja e paralizuar synon të kalojë me not Kanalin Anglez

Paula Craig shpreson të bëhet personi i parë me lëndim total të shtyllës kurrizore që noton Kanalin Anglez pa një veshje speciale noti.
Craig, 56 vjeç nga Pembrokeshire, punonte për Policinë Metropolitane në Londër dhe ishte vrapuese e maratonave kur u paralizua pasi u godit nga një makinë ndërsa ishte me biçikletë në vitin 2001, transmeton rtv21.tv.
Ajo po planifikon ta  kalojë me not Kanalin si pjesë e një ekipi stafetë prej gjashtë personash të cilët do të notojnë me radhë secili nga një orë.
“Disa njerëz mendojnë se jeta jote ka mbaruar. Nuk ka rëndësi nëse ke aftësi të kufizuara apo jo, nganjëherë ne mendojmë se nuk mund të bëjmë gjëra. Por duhet të shtysh veten pak më tepër dhe të tentosh të arrish gjëra”, tha tutje Craig./21Media

Back to top button