Zidane mund t'i duroj kritikat

Zidane mund t’i duroj kritikat

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se mund t’i duroj kritikat nga të tjerët. Tekniku francez është kritikuar për fillimin e dobët të sezonit dhe humbjen ndaj PSG-së, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes ndaj Osasunas, Zidane tha se nuk e ka problem këtë gjë.

“Kur humbasim unë duhet të shkarkohem, ndërsa kur fitojmë është vetëm fitore. Në ndeshjen e ardhshme duhet të luajmë njëjtë, nuk do të jetë lehtë. Do të shohim çfarë do të ndodh. Do të luajmë më intensitetin e njëjtë dhe të njëjtën dëshirë. Kjo me intereson mua”, deklaroi ai.

“Los Blancos”, nesër do ta presin në “Santiago Bernabeu”, Osasunan, ndërsa të shtunën do të jenë mysafirë të Atletico Madridit. Reali për momentin është në vendin e dytë më 11 pikë aq sa ka edhe lideri Athletic Club.