Poezi nga Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll. Ai ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX.

Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama dhe skenarë filmash. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë e kanë bërë atë më të veçantë./21Media

Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s’do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
“Ti cele heret, moj bajame!”

Do vershellej ngadale-ngadale
E s’do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur…

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
“Ti cele heret, moj bajame!”