Procesi i numërimit dhe rinumërimit do t'i merr edhe disa ditë

Procesi i numërimit dhe rinumërimit do t’i merr edhe disa ditë

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vijuar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyre deri në këto momente janë rinumëruar 223 apo shprehur në përqindje rreth 42% të vendvotimeve të parapara për rinumërim. Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj , i cili tha se deri më tani i gjithë procesi i rinumërimit ka vazhduar pa ndonjë problem dhe se i gjithë procesi i rinumërimit të votave, duke llogaritur këtu edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë pas 5-6 dite.

“Procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve do të përfundoj brenda 3-4 dite, pastaj ju hapet rruga e numërimit të votave me kusht e cila praktikisht do t’i marrë edhe 2 ditë, procesi i numërimit të votave me kusht në mënyrë që të finalizohen të gjitha rezultatet. Pra i kemi rezultatet e vendvotimeve të rregullta të cilat janë në bazën e të dhënave, do t’i procedojmë rezultatet e vendvotimeve të rinumëruara të cilat po ashtu do t’i a bashkojmë rezultateve finale. Po ashtu i kemi edhe rezultatet e votave me postë dhe mbesin vetëm edhe rezultatet e votave me kusht në mënyrë që të kompletohen të gjitha, dhe KQZ t’i bëjë publike rezultatet e përgjithshme”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se i gjithë procesi i rinumërimit po shkon shumë mirë dhe të gjitha votat e rinumëruara po përcillen nga vëzhguesit e subjekteve politike.

“Stafi që bën rinumërimin është i obliguar që gjendjen çfarë është brenda kutisë së votimit ta pasqyroj në formularët e rezultateve, domethënë gjendjen reale. Procesi vëzhgohet nga vëzhguesit e subjekteve politike, procesi është mjaftë transparentë dhe secili nga vëzhguesit mund ta shoh secilën votë për subjekte dhe kandidatë. Kjo garanton transparencën dhe saktësinë e rinumërimeve që bëhen në QNR”, shtoi Ahmetaj.

Kujtojmë se rinumërimi i votave pritet të përfundojë pas 3-4 dite.