Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ali Podrimja është lindur më 28 Gusht, 1942 në Gjakovë. Ai ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit ishin vitet e 50-ta.

Në vitin 1957 Podrimja ka botuar poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ai ka vdekur më 2012 në Lodeve, Francë./21Media

KUR PIKON VETMI NËN STREHË

Ti s’di asgjë miku im
pse unë këndoj
kur ti ma shkel hijen
pse kurrë dorë nuk ngrita në ty.

Kohët keq të mësuan
Kam parë njerëz duke blerë litar
Pas fishkëllimës së plumbit duke vrapuar planetit
dhe kam pyetur: për cilën kokë ai lak
për cilin gjak ai hak.

Tinëz vetes tinëz dreqit dola në kunavikë
me gurin e shqetësuar në behe
hijena gjuajta mbi botë
në zjarr vura dorën për ty.

Ti s’di asgjë miku im
pse pikon vetmi
nën strehë
pse sytë më zmadhohen

Kohët keq të mësuan
kur zotat i munda.