“Kur s’jemi të bashkuar, s’mund t’i bëjmë kërkesa Brukselit”

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti

Duke folur për taksën Ahmeti ka deklaruar se kjo ndarje e subjekteve po i bën dëm të madh Kosovës.

Kur dikush dëshiron ta heqë taksën e dikush tjetër ta mbajë, sipas Ahmetit, ne nuk mund t’i bëjmë kërkesë Brukselit që nuk pranojmë kushte, ose do të ulemi në tavolinë pa heqjen e taksës ose nuk ka dialog, shkruan rtv21.tv.

Ahmeti deklaroi se ai i ka thënë edhe kryeministrit Haradinaj kur është vendosur për taksën se e kanë mbështetjen e PSD-së, pasi kryeministri Haradinaj nuk bën të duket i vetëm në këtë betejë.

Ai shtoi se nëse do të merren vesh bashkërisht që e mbajnë taksën dhe e durojmë presioni, të gjithë duhet të shtrëngohen. se kur të thotë Amerika duhesh ta heqim taksën, sipas Ahmetit: “Duhet pak mu shtrëngu”.

“Në qoftë se e mbajmë taksën ta mbajmë presionin bashkarisht, në qoftë se e heqim taksën ta ndajmë kritikën publike”, ka qenë kërkesa e Ahmetit./21Media

Back to top button