Kënga e re nga Albani

Kënga e re nga Albani

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti është në mesin e shumë këngëtarëve që po sjellin këngë të reja për festat e fundvitit.

Albani sapo publikoi këngën e tij më të re, të titulluar “Kur ta don”, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur Ilir Berani, ndërsa orkestrimin e bëri Bini Nebihu.

Për xhirimet e programeve festive për vitin 2020, Albani ka sjellë edhe disa potpuri të reja në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Kaltrina Selimin, si dhe këngëtarin e njohur, Afrim Muqiqin. /21Media