Poezia ''Kur të jesh mërzitur shumë'', nga kolosi i veprave shqipe

Poezia ”Kur të jesh mërzitur shumë”, nga kolosi i veprave shqipe

Dritëro Agolli (1931-2017), i lindur në Menkulas të Devollit ishte poet dhe autor shumë i njohur shqiptar. Ai ishte dhe shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë si dhe një nga figurat qendrore të poezisë shqipe.

Ai ishte kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritëro Agolli solli në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtrirë sistemin e vjershërimit shqip. Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema “Nënë Shqipëri”.

Kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli vdiç në moshën 85 vjeçare në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

Më poshtë ju sjellim një nga poezitë e tij më të lexuara./21Media

Kur Te Jesh Merzitur Shume

Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

http://rtv21.tv/kur-te-jesh-merzitur-shume/
Facebook Comment