Incidenti ndodhi  në një rrugë të Çeçenisë

Incidenti ndodhi  në një rrugë të Çeçenisë

Padyshim që ky fëmijë është shumë me fat. Përpjekja e tij për të kaluar në rrugë me vrap për pak nuk u kthye në tragjedi.

Ishte një lëvizje e shpejtë e shoferit të makinës në momentin e fundit që i shpëtoi jetën të miturit.

Incidenti ndodhi në një rrugë në qytetin Kurchaloy të Çeçenisë, rreth 45 km në lindje të Grozny.

Në video shihet djali i vogël që hyn në rrugë dhe tenton ta kalojë me vrap. Por në atë moment vjen një makinë me shpejtësi që për pak sekonda i mori jetën.

Kur djali ktheu kokën “vdekja i kaloi para syve”. Ishte shoferi automjetit që shmangi përplasjen me vogëlushin duke devijuar makinën vetëm pak larg fëmijës./oranews