Teuta e lumtur pranë babait

Teuta e lumtur pranë babait

Ka kohë që nuk kemi parë foto të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova  me familjen e tij, kur ka qenë i ri.  Këto ditë në rrjetet sociale është postuar një foto e ish-presidentit me vajzën e tij, të vetme,  Teutën, kur ajo ishte shumë e vogël.

Rugova duket shumë i lumtur teksa vallëzon me të bijen, shkruan rtv21.tv.

Teuta Rugova, 28 vjeçare, ishte deputete në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006. funerali i tij ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare./21Media