Nga Ismail Kadare

Nga Ismail Kadare

Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimër.
Unë isha i fundosur
Në kolltukun e palëvizshëm pranë vetmisë.

U afrova tek xhamat
Jashte binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjaë telefonike
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberet joshës rruëes.

Ti qaje?
Jo. Pik shiu të ngrohtë nga telat binin.