Vajza serbe nuk e pati problem të argëtohet me muzikën shqipe

Vajza serbe nuk e pati problem të argëtohet me muzikën shqipe

“Işte Benim Stilim” apo siç përkthehet në shqip “Ky është stili im” është një ndër emisionet më të ndjekura në Turqi, shkruan rtv21.tv

“Ku, dhe si duhet të vishem unë e di më së miri”- është kjo arsyeja se pse në këtë emision garojnë vajzat, për tu zgjedhur si femra më me stil në Turqi.

Në emisionin i cili u transmetua dje vajzat u prezantuan me vello ku nuk ka munguar muzika dhe argëtimi, nuk u la anash as muzika shqipe me vallëtare të cilat ishin veshur me veshje tradicionale të shqiptarëve. Mirëpo diçka që ka tërhequr më shumë vëmendjen është anëtarja e jurisë Ivana Sert e cila ka vallëzuar me muzikë shqipe.

Bukuroshja serbe nuk e pati problem që të ngihet të vallëzojë e të argëtohet me muzikë shqipe. “Sa e bukur nga ka dal nusja” është kënga me të cilën Ivana tregoi për traditën e vallëzimit në Ballkan.

Ndryshe Ivana Sert e cila ka lindur në Serbi, por që tani jeton në Turqi është një nga personalitet e njohura dhe më të dashura atje.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në këtë emision është dëgjuar muzikë shqipe “Ti pom pëlqen” nga Enca Haxhia, “Te ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Mandin dhe Dafin si dhe “Bon Bon” nga Era Istrefi janë lëshuar shumë shpesh gjatë prezantimeve të vajzave./21Media