Tupac padyshim është një nga reperët dhe artistët më të mirë në historinë e muzikës Hip Hop

Tupac padyshim është një nga reperët dhe artistët më të mirë në historinë e muzikës Hip Hop

Gjërat e tij përsonale janë shumë të kërkuara, dhe pas veturës ku ishte vrarë që doli në shitje më parë tani kanë dalë edhe disa gjëra tjera përsonale, në mesin e tyre edhe Kur’ani i tij i nënshkruar.

Një shtëpi ankandesh në Brooklyn do t’i vendosë në shitje disa nga posedimet më të çmueshme të reperit të ndjerë, edhe pse janë përballur me disa padi nga reprezentuesit e nënës së ndjerë të Tupacut Afeni.

Ankandi i Trashëgimisë Afro-Amerikane vendosë në shitje tekste të shkruara me dorë nga Tupac. Të gjitha bashkë përfshijnë 39 posedime të tij, dhe shitja e të gjithave bashkë fillon nga 480 mijë dollarë, por kompania shpreson të arrijë një numër 7 shifror, shkruan rtv21.tv.

Në mesin e gjërave që janë në shitje janë:  Regjistrimet “All Eyez On Me”, kartela e identifikimit të burgut, Kur’ani personal me nënshkrimin e tij, medalion ari me diamantë, xhaketa e famshme Dolce& Gabbana, teksti i dorëshkruar i këngës “Wonda Why They Call U Bitch’” e shumë gjëra tjera./21Media