Kurdët në Irak dëshirojnë shtetin e tyre

Më 25 shtator referendumi për pavarësi

Presidenca e rajonit autonom të Kurdistanit në Irak ka njoftuar se në këtë rajon në shtator do të zhvillohet referendumi për pavarësi, përkundër kundërshtimit nga ana e Qeverisë në Bagdad.

Kurdët në Irak në pjesën më të madhe e mbështesin idenë e shtetit të pavarur, por vlerësojnë se vota për shtet në shtator paraqet vetëm fillimin e realizimit të projektit kundërthënës, i cili do të përballej me sfida të mëdha si të brendshme, ashtu edhe të jashtme, transmeton rtv21.tv

“Referendumi do të zhvillohet më 25 shtator. Atë ditë populli i Kurdistanit, si dhe populli që jeton në rajonet e kontestuara, do të shprehet për atë se a dëshiron pavarësi”, thuhet në komunikatën e rajonit të Kurdistanit, i cili përbëhet nga tri krahina.

Vendimi u mor në takimin, në të cilin morën pjesë udhëheqësi i kurdëve, Masud Barzani dhe përfaqësuesit e partive politike nga rajoni.

Kurdët në Kurdistan kanë tashmë qeverinë e tyre autonome rajonale dhe forcat e veta të armatosura./21Media

 

Back to top button