Një video e shfaqur në YouTube tregon një garë të tërheqjes me litar, që simbolizon durimin dhe qëndrueshmërinë në sfida

Një video e shfaqur në YouTube tregon një garë të tërheqjes me litar, që simbolizon durimin dhe qëndrueshmërinë në sfida

Dy shkolla të juniorëve morrën pjesë në një garë të tërheqjes me litar, dhe nga fillimi shihet se ekipi me fanella të kuqe janë duke humbur.

Djaloshi që mbante pjesën e fundit të litarit ishte pjestari i vetëm e ekipit që kishte mbetur duke qëndruar në anën e vet. Disa herë gati sa e kaloi vijen e kuqe, që do të nënkuptonte humbjen e ekipit të tij, por secilën herë ai refuzonte ta lëshonte litarin.

Pas një periudhe qëndrueshmërie ekipi i tij filloi të rikthehet, dhe filluan duke u rikthyer në pjesën e tyre të fushës ku po zhvillohej gara, shkruan rtv21.tv.

Ishte e qartë se djaloshi ishte shumë i lodhur, mirëpo ai gjente energji që të vazhdonte ende, dhe në fund ekipi i tij iu gëzua fitores.

Videon e kësaj gare mund ta ndiqni më poshtë.

/21Media